FAQJA E PARE FUTBOLLPërfundon me sukses kursi i trajnerëve për licensën UEFA B në Shkodër

Përfundon me sukses kursi i trajnerëve për licensën UEFA B në Shkodër

Pas dy muajsh leksionesh e trajnimi, ditën e sotme ka përfunduar kursi i trajnerëve për licencën UEFA B në Shkodër organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ai ka nisur më 14 shtator dhe është zhvilluar me 4 faza, teksa ka kulmuar ditën e sotme me diplomimin e trajnerëve që kanë marrë pjesë në këtë kurs.

Kanë qenë Armando Cungu anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, përfaqësuesit e Sektorit të Edukimit të Federatës Ardi Behari dhe Fatjon Tafaj si dhe kryetari i SHRF Shkodër Armir Grima ata që kanë dorëzuar diplomat për trajnerët e licensuar.

Ndër ta ka edhe emra të cilët kanë luajtur shumë në Superiore si Erdenis Gurishta (që vazhdon të luajë sërish me Vllazninë, Olsi Gocaj, Erjon Vucaj, Florind Bardulla etj.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments