FAQJA E PARE KRYESOREVOLEJBOLL/ Vllaznia e femrave mundet nga Pogradeci në ndeshjen e Kupës

VOLEJBOLL/ Vllaznia e femrave mundet nga Pogradeci në ndeshjen e Kupës

Tjetër humbje për ekipin e volejbollit të femrave të Vllaznisë, por këtë herë në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Dhe në fakt ka qenë një humbje e pritshme sepse është ndeshur me skuadrën kampione në fuqi- Pogradecin.

Takimi mes tyre është luajtur në palestrën sportive të Pogradecit dhe është dominuar në të gjitha drejtimet nga volejbollistet vendase të cilat nuk kanë hasur në asnjë vështirë për fitoren e kësaj ndeshje.

Ndoshta vetëm në setin e parë deri diku Vllaznia rivalizoi disi megjithatë Pogradeci e fitoi atë 25-15, ndërsa dy setet e tjera kanë qenë thjesht një formalitet sepse janë mbyllur me shifrat 25-9 dhe 25-8, çka tregojnë qartë edhe për diferencën mes dy ekipeve.

Përfundimisht 3-0 për Pogradecin që duket se do të kërkojë ta fitojë këtë trofe, ndërkohë që Vllaznia vijon krizën e saj me 8 humbje në 8 ndeshje të luajtura.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments