Ndeshja e nesërme në mes Nelson Hysës dhe Agit Kabayel ka ngjallur një interesim të madh në opinionin sportiv shqiptar sepse për herë të parë një boksier i yni do të jetë në ring për për titullin e rëndësishëm botëror.
Në prag të kësaj ndeshje, ka reaguar edhe kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci i cili njihet edhe si tifoz i zjarrtë i Nelsonit dhe e ka ndjekur në disa prej ndeshjeve të tij të mëparshme. Ja çfarë shkruan ai në postimin e tij:
“Shumë suksese kampionit shkodran Nelson Hysa, i cili pikërisht në Ditën e Flamurit, më 28 Nëntor, do të ngjitet në ring në Dyseldorf të Gjermanisë, për t’u përballur me Agit Kabayel për titullin botëror WBC në peshat e rënda.
Në këtë sfidë historike, Shkodra dhe mbarë Shqipëria janë me ty! Forca Nelson!”


