HomeKRYESORERonaldo i rrëfehet Del Piero-s, zbulon arsyen pse nuk shkoi tek Juventus

Ronaldo i rrëfehet Del Piero-s, zbulon arsyen pse nuk shkoi tek Juventus

“Kur isha 17 vjeç kanë qenë të shumta klubet që janë interesuar për mua, duke përfshirë edhe Juventus. Por Manchester United ofronte më shumë garanci dhe ëndrra ime e fëmijërisë ishte të luaja në Premier League”. Këto kanë qenë fjalët e thëna nga Cristiano Ronaldo, i intervistuar nga Alessandro del Piero: “Edhe Real është interesuar në atë kohë, por unë kam marrë gjithmonë vendimet e duhura falë menaxheri tim Jorge Mendes”.

Super menaxheri që ka qenë gjithmonë në krah të legjendës CR7: “më ka ndihmuar gjithmonë në zgjedhjet që kam bërë. Mbaj mend se është folur shumë për bardhezinjtë dhe unë isha i lumtur për interesimin e tyre, sepse ishte një klub i jashtëzakonshëm, por më pas kam vendosur të shkoj tek United. E doja kampionatin anglez më shumë se Serinë A”.

Në lidhje me karrierën që do të ndjekë pas tërheqjes nga futbolli: “Për momentin jam i përqendruar tek ajo që po bëj, edhe pse e di shumë mirë që herët ose vonë do të vijë momenti që të tërhiqem. Tani po shijoj të tashmen, por jeta pas futbollit do të jetë shumë e bukur. Jam i sigurt. Jo për paratë, por për kënaqësinë që do të kem duke u marrë me gjëra të tjera”, ka thënë Ronaldo.

“Do të më pëlqente të bëja filma, më pas kam hotelet e mia, palestrat, bashkëpunimin me Nike… Kam filluar të mendoj për jetën pas futbollit kur kam qenë 27-28 vjeç. E shikoj veten si biznesmen”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments