HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë tjetër shkodran shënon në kupë. Madje një gol shumë të rëndësishëm

Një tjetër shkodran shënon në kupë. Madje një gol shumë të rëndësishëm

Një tjetër shkodran ka shënuar në ndeshjet e sotme të Kupës së Shqipërisë. Madje një gol shumë të rëndësishëm që mban në lojë skuadrën e tij për kualifikimin në gjysmëfinale. Bëhet fjalë për sulmuesin e Kukësit Sindrit Guri.

Ai ka shënuar në minutën e 87-të golin e barazimit ndërkohë që për bardheblutë ka shënuar Sentamu në minutën e 40-të. Përfundimisht 1-1 në këtë takim.Ndërkohë në Vlorë Flamurtari ka fituar sërish ndaj Partizanit me të njëjtin rezultat 1-0.

Por këtë herë goli nuk është shënuar me 11-metërsh por gjatë lojës me anë të brazilianit Alvezh në minutën e 72-të.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments