HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGjoka mban futbollistët larg presionit. Përgatitje në heshtje për korçarët

Gjoka mban futbollistët larg presionit. Përgatitje në heshtje për korçarët

Situata në kampin shkodran gjatë këtyre ditëve nuk ka qenë aspak e mirë. Mediat, tifozët por edhe anëtarët e Asamblesë, kanë kritikuar jo pak skuadrën për mungesën e rezultateve ndonëse për ta shpenzohen shuma të konsiderueshme nga Bashkia Shkodër.

Natyrisht që një zhurmë e tillë nuk ndikon aspak për mirë tek futbollistët në përgatitjet e tyre për sfidën e rradhës me Skënderbeun.

Ditën e djeshme ka qenë e planifikuar që të kishte konferencë për shtyp dhe para gazetarëve të ishte një nga futbollistët e Vllaznisë.

Por me mirëkuptimin e trajnerit Gjoka, planet kanë ndryshuar. Ai ka kërkuar qetësi në këto momente sepse vetëm kështu mund të merret më e mira nga kjo skuadër.

Për të forcuar unitetin në rradhët e saj ka shërbyer sigurisht edhe dreka e kaluar sëbashku me të gjithë pjestarët e saj, staf e futbollistë.

Pikërisht kjo duket zgjidhja e duhur sepse ata që mund ta kthejnë këtë situatë në favorin e tyre, janë vetëm ata.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments