HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKoreanët ofertë 500 mijë euroshe për sulmuesin shkodran Sindrit Guri

Koreanët ofertë 500 mijë euroshe për sulmuesin shkodran Sindrit Guri

Kukësi duket se po nuk do ndalet vetëm me shitjen e Elis Bakajt, i cili u largua nga kampionët për shifrën 120 mijë dollarë në Bjellorusi.

Së fundmi mësohet se për skuadrën verilindore ka ardhur një ofertë e çmendur për një tjetër “yll” të skuadrës, bëhet fjalë për sulmuesin Sindrit Guri.

Oferta për sulmuesin e skuadrës kampione ka ardhur nga Korea e Jugut. Skuadra e Ganguan FC ka ofruar plot 500 mijë dollarë për shërbimet e lotjarit në fjalë.

Nuk dihet ende cila do të jetë përgjigja e kampionëve, por një oferte të tillë është e vështirë ti thuash ‘jo”, gjithsesi pritet që ditët në vijim të zbulohet dhe përgjigja e drejtuesve të klubit.

Kujtojmë që Skuadra e Ganguan FC, militon në ligën e parë të futbollin në Korenë e Jugut, ku kampionati ka vetëm tre javë që ka nisur dhe ekipi ka mundur të marrë 9 pikë të plota duke pretenduar që këtë vit të shpallen kampionë./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments