Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE SPORT I HUAJFOTO/ Ndërpritet ndeshja në Kosovë, shkak bëhet… një pulë

FOTO/ Ndërpritet ndeshja në Kosovë, shkak bëhet… një pulë

Një ngjarje sa e pazakontë, po aq edhe komike, ka ndodhur ndeshjen Bashkimi-Ballkani, e vlefshme për Kategorinë e Dytë në kampionatin e Kosovës.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1, por është ndërprerë për disa momente, pasi në fushën e lojës ka hyrë një pulë, duke shkaktuar jo pak të qeshura te të pranishmit në stadium.

Kanë qenë vetë futbollistët ata, të cilët kanë larguar pulën nga fusha, për të vazhduar ndeshjen normalisht.

Një ngjarje e ngjashme me këtë ndodhi edhe para disa javësh në Stamboll, ku ndeshja mes Beshiktashit dhe Bajernit të Mynihut u ndërpre nga një mace, që u fut në fushë. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments