HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMesfushori Arlind Kalaja kalon te Kukësi dhe akuzon Vllazninë për “persekutim”

Mesfushori Arlind Kalaja kalon te Kukësi dhe akuzon Vllazninë për “persekutim”

Mesfushori Arlind Kalaja, nga sot pritet të jetë zyrtarisht lojtar i Kukësit. Futbollisti shkodran ka rënë dakord me drejtuesit e ekipit verior për ta vazhduar karrierën te Kukësi. E ka pohuar vetë Kalaja këtë fakt.

Në zyrat e klubit nënkampion pritet që sot të firmoset kontrata mes palëve dhe të bëhet edhe prezantimi zyrtar i futbollistit që vjen nga shkolla e Vllaznisë.

Kukësi, siç ka pohuar vetë mesfushori, e kishte kërkuar që në janar, por në atë kohë e kishte bllokuar klubi shkodran.

Kalaja ndërkohë ka lëshuar edhe akuza për Vllazninë, duke iu referuar minutazhit të pakët të aktivizimit gjatë sezonit të fundit, duke u shprehur se ka qenë “i persekutuar” në këtë drejtim.

Kjo është lëvizja e parë që Kalaja bën nga Vllaznia, ku është rritur dhe formuar si futbollist. / Vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments