Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia në ajër, mesfushori nis “derbin” mes Tiranës dhe Partizanit

Vllaznia në ajër, mesfushori nis “derbin” mes Tiranës dhe Partizanit

Vllaznia nuk ka nisur ende nga puna. Gjendja e klubit është skandaloze, pasi nuk është marrë asnjë vendim.

Privatizimi duket një përrallë e largët, ndërsa probleme po hasen dhe me riorganizimin e klubit. Kuqeblutë janë momentalisht pa struktura dhe pa staf teknik.

Futbollistët janë në ajër, nuk flitet për të afruar lojtarë, por veç për të ikur. Deri tani, një pjesë e mirë e titullarëve janë larguar, ndërsa të tjerët synojnë që të ikin shpejt.

Ardit Krymi është një ndër emrat e kërkuar në merkaton e verës. Mesfushori pëlqehet nga Tirana dhe Partizani.

Ai ka patur kontakte me të dy klubet. “Sport Ekspres” mëson se ka qenë Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit që ka biseduar direkt me futbollistin në fjalë.

Problem për t’u larguar mbetet kontrata e lojtarit që do dhe 2 vite për të skaduar, pasi dëshira e tij është që të mos luajë në Kategorinë e Parë./sport-ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments