HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBefasi në Shkodër, Hasan Lika drejt stolit të Vllaznisë

Befasi në Shkodër, Hasan Lika drejt stolit të Vllaznisë

Ishin përfolur shumë emra trajnerësh, thuajse të gjithë shkodranë, me në krye Edi Martinin dhe Ervis Krajën, por njeriu që do të drejtojë skuadrën kuqeblu në Kategorinë e Parë do të jetë një tjetër. Është një emër shumë i njohur në vendin tonë, Hasan Lika.

Sipas “Panorama Sport”, ka një marrëveshje mes trajnerit kryeqytetas dhe administratorit të ri të klubit, Suad Licit, edhe pse ky i fundit nuk është zyrtarizuar ende.

Këto ditë pritet që Lika, i cili sezonin e fundit drejtoi me shumë sukses Luftëtarin, të mbërrijë në Shkodër dhe të prezantohet.

Më pas do të nisë puna për skuadrën e re, për grupin e lojtarëve  që do të synojë rikthimin e shpejtë në elitën e futbollit shqiptar.

Lika ka drejtuar shumë skuadra të njohura në futbollin shqiptar, siç janë Teuta, Partizani, Apolonia, Kukësi, Luftëtari, por edhe kombëtaren U-21. / Vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments