HomeFUTBOLLAtletico Madrid “hakmerret” ndaj Real Madrid, 6 gola dhe spektakël. (Video)

Atletico Madrid “hakmerret” ndaj Real Madrid, 6 gola dhe spektakël. (Video)

Nis rënia e Realit të Madridit. Pasi kanë fituar tri herë radhazi Champions League, ndër këto, dy herë në finale ndaj Atletico Madrid, “Los Blancos” nisin kurbën e rënies.

Atletico Madrid ka triumfuar në finalen e Superkupës së Europës me rezultatin 4-2 ndaj Real Madrid, në një derbi të vërtetë që u zhvillua në Tallin të Estonisë.

Koha e rregullt përfundoi 2-2, ndërsa Atletico ngriti lart trofeun në kohën shtesë, pasi shënoi dy gola.

Ndeshja nisi mirë për fituesin e Europa League, teksa që në minutën e parë Diego Costa shënon një gol spektakolar në një pozicion tepër të prirët.

Gjithsesi, në minutën e 27-të, Benzema përgjigjet po me një gol të bukur, shënuar me kokë në një kënd të vështirë.

Pjesa e dytë nis me gol për Realin e Madridit, kur Sergio Ramos kalon në avantazh të tijtë me 11-metërsh.

Megjithatë, sërish Diego Costa në fundi barazon shifrat. Në shtesë, Saul dhe Koke shënojnë dy gola për Atleticon dhe i japin Superkupën e Europës skuadrës së tyre.

https://youtu.be/FiTV7PjLYVc

Atletico Madrid e merr këtë trofe për herë të tretë, duke shkurorëzuar kështu pikërisht Real Madrid, që një vit më parë mundi në finale Manchester United në Shkup të Maqedonisë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments