Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREJuventus bllokon transferimin e mbrojtësit

Juventus bllokon transferimin e mbrojtësit

Milan, Arsenal dhe Schalke 04 kanë bërë oferta për Medhi Benatia, por Juventus ka refuzuar të lejojë qendërmbrojtësin të largohet në janar.

Sipas La Gazzetta dello Sport, marokeni 31-vjeçar kërkon me çdo kusht të largohet pasi nuk po gjen hapësira në formacionin bardhezi.

Gjithsesi, Juventus nuk ka ndërmend ta lejojë të shkojë diku tjetër në mesin e sezonit.

Begatia ka bërë vetëm gjashtë paraqitje në fazën e parë dhe kontrata e tij skadon në vitin 2020, kështu që një largim në verë është synimi i klubit.

Juve e bleu nga Bayern Munich në vitin 2016 për 20 mln euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments