Milot Rashica është një nga lojtarët më të rëndësishëm për ekipin Përfaqësues të Kosovës, ku me kontributin e tij arriti të kapte vendin e parë në grup.
22-vjeçari nga Vushtria ka arritur të shënojë një gol të mrekullueshëm gjatë fazës përgatitore që ekipi i tij, Verder Bremen po zhvillon në Afrikën e Jugut. Ai është thirrur nga ekipi gjerman për të qenë në formë pasi pas pak ditësh fillon dhe Bundesliga dhe të gjithë duhet të jenë gati për fazën e dytë.
Pas një krosimi qe vjen nga e djathta, Rashica e ka pritur topin, duke i gjetur kohën perfekte për të bërë një rroveshatë mjaft të bukur. Goditja e tij ka përfunduar në trekëndëshin e portës dhe portieri vetëm sa e ka “përcjellë” me sy topin që përfundoj në rrjetë.
Den kann man mal so machen☝️ Rashi-Rakete on fire 🔥🇿🇦#DeichSafari #werder @milotrashica #Rashica pic.twitter.com/DD9UGH7POo
— DeichStube (@DeichStube) January 5, 2019







