...
HomeKRYESOREBarça fiksohet me yllin e Bluve, ofron Malcom plus një thes me...

Barça fiksohet me yllin e Bluve, ofron Malcom plus një thes me para

Barcelona i ka bërë një ofertë të vështirë për t’u refuzuar Chelsea-t. Skuadra spanjolle është e gatshme të ofrojë brazilianin Malcom, plus 60 mln euro për bashkëkombësin e tij Willian.

Malcom kushtoi 45 mln euro nga Bordeaux verën e kaluar, por nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij dhe po monitorohet nga një sërë klubesh evropiane.

Barcelona bleu 21-vjeçarin pasi Blutë refuzuan për të tretën herë ofertën e tyre për Willian.

Chelsea ka refuzuar ofertat deri në 75 mln euro në korrik, por mund të tundohet këtë herë, teksa Willian ka mbushur 30 vjeç dhe i kanë mbetur vetëm 18 muaj në kontratë.

Maurizio Sarri kërkon të përforcojë ekipin dhe jo të humbasë lojtarë kyçë, por e di se Chelsea kërkon të ulë moshën mesatare të skuadrës.

Me Cesc Fabregas që është rrugës për te Monaco, Willian mund të jetë veterani i dytë i Bluve që mund të largohet në merkaton e dimrit./telesport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.