Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKushte ekstreme të motit në MLS/ Ish-ekipi i Gashit luan në -27...

Kushte ekstreme të motit në MLS/ Ish-ekipi i Gashit luan në -27 gradë

I ftohti ekstrem që ka pushtuar Amerikën së fundmi ka lënë gjurmët e tij edhe në kampionatin Amerikan të futbollit. Në sezonin e ri që sapo ka nisur në MLS, është luajtur në kushte ekstreme ndeshja mes ish-skuadrës së Shkëlzen Gashit, Kolorado Rapids dhe Portland.

Mësohet se termometri gjatë ndeshjes ka shënuar -27 gradë celsius, e megjithatë i ftohti i acartë nuk i ka ndalur aspak lojtarët që të zbrisnin normalisht në fushë, apo edhe spektatorët të cilët nuk iu trembën kushteve ekstreme.

Gjithashtu, edhe pse fusha i ngjante më shumë një piste patinazhi, sërish ndeshja nuk u ndal në asnjë momet ndërsa rrëshkitjet e shpeshta të futbollistëve u kthyen në situata normale. Në fund sfida mes Kolorado dhe Portland nuk pati fitues, por u mbyll me një barazim spektakolar 3-3./vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments