Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENdalet kampionati? Futbolli shqiptar rikthehet në mesjavë

Ndalet kampionati? Futbolli shqiptar rikthehet në mesjavë

Këtë fundjavë nuk do të kemi kampionat, pasi arbitrat kanë mohuar të zbresin në fushën e lojës pa u kthyer policia në stadiume, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Kamzë, ku është dhunuar arbitri Eldorian Hamiti.

Mirëpo, përveç kampionatit, skuadrat mund të rikthehen në fushën e blertë në mesjavë, ku do të luhet ndeshjet çerek finale.

Partizani-Luftëtari, Teuta-Kukësi dhe Tirana Laçi. Çifti tjetër është ai mes Kamzës dhe Skënderbeut, por korçarët do e marrin fitoren në tavolinë, pasi kundërshtari është rrëzuar nga Kategoria Superioree për në Kategorinë e Dytë.

Gjithsesi, deri më tani ende nuk ka diçka zyrtare dhe duhet të presim për të parë nëse skuadrat do të zbresin së shpejti në fushën e lojës./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments