HomeKRYESOREZhgënjen Daniel Godelli, medalje bronzi për Erkand Qerimajn në shkëputje

Zhgënjen Daniel Godelli, medalje bronzi për Erkand Qerimajn në shkëputje

Peshëngritësi Daniel Godelli ka zhgënjyer në Kampionatin Europian të Peshëngritjes që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë. Shtangisti kuqezi ka dështuar në stilin e shkëputjes në peshën 81kg, duke mos realizuar asnjë nga provat në dispozicion, duke mos dhënë asnjë rezultat.

Në provën e parë, shtangisti kuqezi tentoi të ngrejë 160kg, por pa sukses. Ndërsa në provën e dytë tenton 161kg, por sërish zhgënjen. Këtë peshë provon ta ngrejë edhe në përpjekjen e tretë, por pa sukses. Për pasojë, shtangisti kuqezi nuk jep asnjë rezultat në këtë stil dhe në dygarësh.

Ai që përfitoi nga ky dështim i Godellit, por edhe nga gabimet e shtangistëve të tjerë të Baterisë A është shkodrani Erkand Qerimaj, që gjatë mesditës garoi në Baterinë B të peshës 81 kg. Qerimaj u rendit i dyti në stilin e shkëputjes në Baterinë B (me 159kg).

Gjithsesi, pas përfundimit edhe të Baterisë A, ai zbriti në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme, duke marrë kështu medaljen e bronztë. Një podium ndoshta i paparashikuar ky për Qerimajn, që vendos në qafë një medalje deri më tani të merituar.

Gara vazhdon me stilin e shtytjes, por Godelli ka vendosur të tërhiqet. Ndërsa Qerimaj e ka mbyllur Baterinë B me 188kg. Shkodrani shpreson për një tjetër podium…

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments