HomeKRYESOREVllaznia s'ia del as në të tretën, Partizani feston titullin në Shkodër

Vllaznia s’ia del as në të tretën, Partizani feston titullin në Shkodër

Vllaznia nuk ia del as në finalen e tretë dhe Partizani pas 38 vitesh shpallet sërish kampion i Shqipërisë në volejboll për meshkuj.

Një titull mëse i merituar për të kuqtë që në momentet më deçisive të kampionatit, u treguan më profesionistë dhe duke shfrytëzuar aftësitë e tyre siç duhet, ia dolën të ngrenë kupën në fund.

Vllaznia shpresonte që sot t’ia shtynte festën e titullit kundërsharit por për asnjë moment nuk është ngjitur në lartësinë e duhur dhe është mundur me rezultatin e pastër 3-0. Kuqeblutë nuk janë ngjitur për asnjë moment aty ku duhet, duke mos arritur për asnjë moment të vihet në udhëheqje të rezultatit.

Madje në setin e fundit, ata kanë lëshuar gjithçka dhe janë mundur me rezultatin e thellë 25-12 duke bërë që menjëherë më pas ka nisur festa në kampin e kuq.

Ekipi shkodran padyshim që duhet të nxjerrë mësimet e veta nga fundsezoni por ajo që mbetet është mundësia që humbi për të fituar titullin e dytë kampion në historinë e tij.

Tjetër gjë që të vjen keq është se sot 1 mijë tifozë shkodranë ishin në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” për të mbështetur kuqeblutë por në fund u zhgënjyen prej tyre.
© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments