Rivaldo e njeh mirë Barcelona-n dhe e di sa e vështirë është të lësh shenjë në “Camp Nou”. Ish-fantazisti dinte ta bënte shumë mirë këtë, por shumë lojtarë kanë pasur frikë të përballen me një realitet kaq kërkues dhe të luajnë në krah të Messi-t.

Rivaldo ka folur në lidhje me transferimin e mundshëm të Griezmann te katalanasit dhe pyetja që del nga dyshimet e tij është: a mjafton talenti për të bërë diferencën në krah të “Pleshtit”? Përgjigjja është jo.

Rivaldo i ka hapur dyert e Barcelona-s Griezmann-it, por e ka paralajmëruar: “Nëse vjen, duhet të vijë me personalitet dhe me dëshirën për të bërë diferencën si Suarez ose Messi”, ka thënë legjenda e futbollit brazilian për “Sport”.

“Shumë lojtarë kanë frikë të shkojnë te Barcelona, sepse në Camp Nou është Messi që bën diferencën. Griezmann është një lojtar vendimtar tek Atletico, te Barça është Messi dhe ky aspekt mund ta shqetësojë. Te Barcelona duhet të bëjë atë që bën tek Atletico”.

Rivaldo ka pasur edhe një këshillë për Philippe Coutinho-s, i cili nuk ka kaluar një sezon shumë pozitiv me katalanasit. “Është një lojtar i madh, por duhet të ketë më shumë besim në aftësitë e tij dhe të kërkojë të përsërisë atë që ka bërë te Liverpool-i”. Ish-ylli i Barçës ka shtyrë bashkëkombësin e tij të bëjë autokritikë:

“Kur është në shtëpi, ai duhet të pyesë veten nëse po luan në të njëjtin nivel si te Liverpool-i. Duhet të bëjë diferencën, të shënoj 20-25 gola dhe atëherë do të jetë titullar i palëvizshëm në një ekip si Barcelona”.

A do të arrijë braziliani të bëjë autokritikë dhe të ndërrojë marsh më në fund? Publiku i Camp Nou e shpreson: një tredhëmbësh i formuar nga Messi, Griezmann dhe Coutinho mund të mjaftojë për të fituar një Champions që mungon prej katër sezonesh./telesport/