HomeBASKETBOLLVllaznia "del huq". Basketbollisti i kërkuar prej saj largohet për në Francë

Vllaznia “del huq”. Basketbollisti i kërkuar prej saj largohet për në Francë

Ka qene deshira e madhe e drejtuesve te Vllaznise per ta patur ne skuadren e tyre per sezonin e ri por kjo levizje nuk do te realizohet.

Endrit Hysenagolli me shume mundesi nuk do te jete jo vetem pjese e ekipit shkodran por edhe e asnje ekipi tjeter te kampionatit shqiptar.

Basketbollisti i Teutës Endrit Hysenagolli do të luajë për sezonin e ri në Francë me ekipin e Ajaccios. 31-vjeçari mbylli një sezon fantastik me “djemtë e detit” duke fituar Kupën e Shqipërisë, si dhe duke u shpallur nënkampion i Ballkanit dhe nënkampion i Shqipërisë.

Hysenagolli është njëri basketbollistëve më të suksesshëm të Shqipërisë në vitet e fundit duke koleksionuar një sërë trofesh me Tiranën, Kamzën etj.

Nje lojtar qender i cili ka treguar se eshte me i miri ne kampionatin shqiptar ne pozicionin e tij dhe padyshim qe afrimi i tij tek Vllaznia do te ishte nje goditje ne merkato, megjithate tashme kjo gje ka marre fund dhe drejtuesit kuqeblu duhet te mendojne te gjejne ndonje piste tjeter.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments