HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETrajneri Jonuz "i bën një dhuratë" futbollistëve të Vllaznisë

Trajneri Jonuz “i bën një dhuratë” futbollistëve të Vllaznisë

Prej nje jave Vllaznia ka nisur stervitjen dhe gjate ketyre diteve futbollistet kane marre ngarkesa te medha stervitore. Deri me tani gjerat kane shkuar mire dhe ato i kane perballuar me sukses por padyshim qe kjo ka shkaktuar edhe lodhje tek to.

Per kete arsye, stafi teknik ka menduar t’iu beje edhe nje dhurate lojtareve. Pasditen e djeshme, trajneri Jonuz e ka lene pushim skuadren ngaqe ka dashur qe te ndjeke ndeshjen e kontrollit qe u zhvillua ne mes lojtareve qe pretendojne te kene nje vend tek Vllaznia.

Por sakaq, bazuar edhe ne programin stervitor javor, edhe paraditja e se enjtes ka qene pushim dhe prandaj futbollistet kane patur mundesi “te marrin fryme” dhe te behen pastaj gati per stervitjen e pasdites.

Per kete te fundit do te kete nje ndryshim sepse ajo nuk do te zhvillohet ne kompleksin “Zmijani” siç ka ndodhur ditet e fundit, por ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Nderkohe, neser do te kete si zakonisht dy seanca, e po ashtu edhe te shtunen. Me ndryshimin e vetem se seanca e pasdites do te jete e shoqeruar me nje ndeshje miqesore, pikerisht ate qe do te zhvilloje ne Lezhe ndaj Beselidhjes.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments