HomeKRYESOREBekim Balaj: Hamdi Salihi më ka dhënë shumë informacione rreth Bundesligës austriake

Bekim Balaj: Hamdi Salihi më ka dhënë shumë informacione rreth Bundesligës austriake

Bekim Balaj kërkon të lërë shenjë në futbollin austriak dhe fillimi me Shturm Grac ka qenë thuajse perfekt pasi futbollisti shqiptar i dha tre pikët ekipit të tij në sfidën ndaj Volsfsberger me golin e shënuar në fillimin e ndeshjes ku debutoi.

“Ndeshja e parë, goli i parë dhe tre pikët, që ishin gjëja më e rëndësishme”, ishin fjalët e futbollistit menjëherë pas duelit. “Ishte një fillim i mirë për mua, por ishte thjesht ndeshja e parë, ka shumë ndeshje të tjera që na presin dhe shpresoj që të shënoj më shumë. Kisha raste të tjera, muns të bëja edhe më shumë, por siç e thashë, më e rëndësishmja ishin tre pikët”, tha Balaj.

Futbollisti provoi për herë të parë kampionatin austriak në fushën e lojës, por përsëriti se kishte njohuri të mira për të. “Sot krijova përshtypjen e parë.

Por Hamdi Salihi më ka dhënë shumë informacione rreth Bundesligës dhe klubit”, tha Balaj, i cili mori komplimente edhe nga trajneri Nestor El Maestro. “Jam i kënaqur me Balajn, ai bëri punën e tij”, tha tekniku për paraqitjen e sulmuesit shqiptar në debutim./vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments