19-vjeçari suedez Dejan Kulusevski është kthyer në “gjahun” e preferuar të klubeve të huaja.
Futbollisti i Atalantës po spikat gjatë këtyre muajve të fundit te Parma, ku është huazuar duke realizuar asistuar 7 herë dhe ka shënuar 4 gola në 17 takimet e kampionatit italian.
“Calciomercato” mëson se 3 klube të njohura kanë nisur garën për të rrëmbyer sulmuesin e krahut. Mësohet se Mançester Junajtid ofron 30 milionë për Kulusevskin, ndërsa Napoli ofron 5 milionë € më pak se “Djajtë e Kuq” për të riun suedez. Edhe Juventusi po e vëzhgon djaloshin, por ende nuk kanë dërguar propozimin e tyre.
Nga këto lëvizje, edhe Parma nuk do të mbetet duarthatë. Ata duan që Kulusevski të përfundojë huazimin tek ekipi i tyre deri në fund të sezonit në mënyrë që nëse transferohet në një klub tjetër të sigurojnë një përqindje të fitimit.


