Kur luan ai si titullar, Vllaznia eshte me “e bukur”. E kemi fjalen per menyren e te luajturit sepse Victor da Silva si brazilian qe eshte, luan bukur futboll. Di edhe te shenoje, di edhe te asistoje dhe kjo e ben ate nje lojtar te rendesishem.
Diten e djeshme, ne ndeshjen ndaj Laçit, ai u aktivizua ne fushe ne minuten e 65-te, por me pas, per asnje moment nuk u ngjit ne lartesine e duhur.
Krejt ndryshe nga ndeshja e pak diteve me pare, kunder Partizanit, kur me aktivizimin e tij gjithçka mori rrjedhe tjeter dhe ai madje ishte protagonisti kryesor i aksionit te golit te fitores, por edhe ne momente te tjera.
Ai ne ate ndeshje vinte pas nje mungese trejavore si rrjedhoje e nje demtimi te pesuar ne ndeshjen me Teuten. Ndoshta diten e djeshme ai do te duhej ta niste ndeshjen ndaj Laçit qe nga minuta e pare sepse do t’i jepte me shume efikasitet lojes se kuqebluve.
Por kjo ishte zgjedhja e trajnerit Brdariç. Victor da Silva do te kete se ku t’i tregoje vlerat e tij, duke filluar nga kjo e merkure ne Fier ndaj Apolonise./SHKODRA-SPORT.COM/