Jemi vetëm 5 ditë larg startit të kampionatit për sezonin e ri.

Më saktësisht java e parë e “Abissnet Superiore” do të luhet më 26 gusht, me ekipet që do të zbresin në fushë për të kërkuar fitoren.

Vllaznia ka ndezur “motorët” për sezonin e ri, teksa nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar edhe axhendën e ndeshjes së parë të kampionatit. Kuqeblutë do të luajnë ndaj Kukësit.

Kjo përballje do të zhvillohet në “Loro Boriçi” dhe do të startojë në orën 20:00. Në këtë mënyrë të besuarit e Migen Memellit e nisin këtë sezon në shtëpi.