Kane mbetur edhe 24 dite nga momenti kur merkatoja e futbollit do te rihapet per te gjithe ekipet dhe si rrjedhoje shume prej tyre kane filluar te bejne edhe planet per levizjet qe do te bejne.
Edhe ne Shqiperi duket se do te jete e njejta gje. Disa prej drejtuesve te klubeve kane bere te qarte se po presin hapjen e merkatos per te realizuar afrimet e lojtareve qe deshirojne.
Po çfare do te ndodhe tek Vllaznia? A do te kete levizje ne merkaton e janarit? Keto pyetje i jane drejtuar sot trajnerit Brdariç ne konferencen e shtypit dhe pergjigja e tij ka qene si me poshte:
“Nuk mendoj se është koha e duhur për të folur për merkaton e janarit, mendoj se duhet të përqendrohemi te ndeshja e nesërme. E di që është diçka e veçantë për ju për të folur rreth merkatos megjithatë në kohën e duhur do kemi edhe informacionet e duhura, derisa të vij merkato”./SHKODRA-SPORT.COM/