Nga Ervin BAKU

Përgjigjuni ju lutem dhe betohuni në emër të famijes suaj dhe në emër të Zotit.

Pyetje e hapur dhe publike për presidentin e Skënderbeut Ardjan Takaj, për trajnerin Mirel Josa, për futbollistin Orges Shehi, për futbollistin Tefik Osmani, për futbollistin Bajram Jashanica, për futbollistin Marko Radas dhe për futbollistin Kristi Vangjeli. Nuk është pyetje e përbashkët. Është për secilin. Veç e veç.

E bëj këtë pyetje si një njeri që e dashuron futbollin që pa u ngritur në këmbë. Si një njeri që dashuron futbollin e pastër. Si një njeri i drejtë. Si spikeri zyrtar i Skënderbeut në fushatat europiane. Si gazetar i sportit.

Për derisa askush (UEFA dhe KAS) nuk na thotë asgjë (asnjë provë), për derisa është dënuar klubi i Skënderbeut, por nuk akuzohet asnjë emër i përveçëm, më lind dëshira po e po, por edhe e drejta ta bëj pyetjen që bëra më lart. Sepse e kam përkrahur dhe mbështetur Skënderbeun si skuadra më e mirë shqiptare e dekadës së fundit.

Sepse e kam përkrahur dhe mbështetur Skënderbeun me ZERO interes.