Pasditen e djeshme ne fushen e kompleksit sportiv “Hasaj” eshte luajtur ndeshja e prapambetur e javes se 17-te te kampionatit kombetar te futbollit per te rinjte ne mes AAS dhe Laçit.

Ndeshja nuk ka patur shume histori sepse ekipi shkodran e ka dominuar lojen nga fillimi e deri ne fund duke mos e vene asnjehere ne dyshim fitoren.

Ne fundin e pjeses se pare ka qene futbollisti Kevin Haveri ai qe ka shenuar golin e pare duke zhbllokuar shifrat. Nderkohe ne te dyten do te mendonte sulmuesi Çoba per te mbyllur ndeshjen. Ai ka shenuar dy here, ne minutat 68 dhe 85 duke kompletuar kesisoj fitoren 3-0 per AAS.

Duhet thene se grumbullimet e koheve te fundit me ekipet kombetare te Haverit dhe Çobes, ashtu si dhe te Daijes, u kane bere mire ketyre futbollisteve te cilet po i tregojne vlerat e tyre edhe ne kampionat.

Fitorja 3-0 ndaj Laçit u ka sherbyer futbollisteve te AAS si “nxemje” para derbit qe do te luajne diten e diele ndaj ekipit te Vllaznise. AAS U19 ndodhet aktualisht ne vendin e peste ne renditje me 22 pike