HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAbazaj mban gjallë shpresat e Tiranës për “Final Four”, Kukësi ndalet te...

Abazaj mban gjallë shpresat e Tiranës për “Final Four”, Kukësi ndalet te traversat mes protestave për penallti

Tirana mposhti Kukësin në “Air Albania” me rezultatin 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Superiore.

Pjesa e parë dhuroi pak emocione teksa sfida ishte e balancuar si me rastet, tentativat për gol por edhe kartonët.

Ndërsa në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka. Në minutën e 68′ Kukësi pretendoi për një penallti por arbitri Ferataj ua mohoi edhe pas rishikimit në VAR. Më pas verilindorët patën mundësinë për të kaluar në avantazh, por ishin të pafatë. Adetola dhe Solodovnikov goditën të dy traversën.

Në momentin e tyre më të mirë u ndëshkuan nga Kristal Abazaj i cili gjeti golin e vetëm të sfidës në të 88-ën.

Me këtë fitore, Tirana ngjitet në vendin e 4-të me 43 pikë ndërsa Kukësi mbetet në vendin e fundit me 56 pikë.

TIRANA 1-0 KUKËSI

88′ Abazaj

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments