Amir Abrashi është zyrtarizuar ditën e sotme te ekipi i Grasshoper në elitën zviceriane. Mesfushori i kombëtares ishte në pronësinë e Frajburg, ndërsa nga janari ishte i huazuar te Bazel.
Por, gjermanët nuk e kishin më në planet e tyre dhe e kanë lënë të largohet si lojtar i lirë me 31-vjeçarin që ka zgjedhur Grasshoper.
Kujtojmë se ky është një rikthim te Grasshoper për Abrashin, pasi ka qënë pjesë e këtij klubi nga viti 2010-2015. Sakaq, mesfushori ka firmosur një kontratë dyvjeçare.
“Gjithmonë kam dashur të rikthehet te Grasshoperi dhe tani ishte koha e duhur për ta bërë këtë. Mezi po pres të rikthehem në shtëpi”, ishin fjalët e para të Abrashit si lojtar i Grasshoper. /VipSport/