Komuniteti i sportit çdo vit pret qe Qeveria te ktheje syte drejt tij por ne fakt kjo nuk po ndodh dhe nga sa duket as ka per te ndodhur. Perveçse nuk po miraton ligjin per sponsorizimin, investimet e saj per sportin duket se do te bien nga viti ne vit.
Te pakten per 2022-shin keshtu duket. E ka pranuar kete gje vete Fidel Ylli, presidenti i Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar i cili ka qene i ftuar ne emisionin “Skaner”.
Ai theksoi se nga informacionet që ka, është mësuar se qeveria do e ulë buxhetin për sportin, teksa tha se priste që kryeministri ta ndante sportin në Ministri më vete.
“Të jem i sinqertë, prisja nga kryeministri që ta ndante sportin. Nuk është çështje vetëm për zv/ministrin. Ne ngremë zërin që ky është një problem. Kam informacion që këtë vit buxhetet e sportit janë ulur dhe kjo është e turpshme. Nuk mu ça barku për të qenë në parlament mua.
Kushi na respekton, por ajo është më shumë për Arsimin. Zv/ ministri duhet të jetë shumë i lëvizshëm, të jetë zëri i Federatave në qeveri. Këtë punë më parë e bëja unë, por tani kam detyrë tjetër.
Alban Beqiri doli i treti në botë dhe çfarë iu dha?! Mori medalje në mes të Beogradit dhe ne akoma merremi me Foltoren.
Kam bërë thirrje të hapur që të hapen bastet sportive. Ka në Itali dhe në shtetet e tjera të mëdha. Do ishte një ndihmë e madhe për sportin. Nëse jemi bashkë me të gjitha Federatat i bëjmë ballë çdo qeverie”- përfundoi Fidel Ylli.