Tre pikë shprese për velipojakët të cilët sot pasdite kanë mundur në fushën e tyre Albpetrolin me rezultatin 1-0. Ada kësisoj është rikthyer tek rruga e fitores. Të dy ekipet në zonën e ftohtë të renditjes kanë luftuar për të marrë një fitore në ndeshjen që është luajtur në Velipojë në stadiumin “Adriatik”. Në fakt miqtë e kanë nisur më mirë lojën teksa kanë tentuar që në minutë e 5-të të gjejnë rrugën e rrjetës por ka qenë portieri Hallunaj ai që ka mbajtur të paprekur rrjetën e Adës. Në 20 minutat e parë skuadra nga Patosi ka dominuar sfidën.
Pjesën e mbetur të lojës, 25 minuta të pjesës së parë dhe krejt pjesën e dytë velipojakët e kanë dominuar tërësisht. Skuadra vendase ka luajtur më mirë dhe është hedhur në kërkim të golit. Në pjesën e dytë sërish ka qenë Ada ajo që ka kërkuar më shumë drejt portës së Albpetrol. Velipojakët kanë arritur që ta zhbllokojnë rezultatin në minutën e 81-të. Ka qenë Pepa ai i cili ka finalizuar me sukses duke mposhtur portierin Kaloshi e duke i dhënë ekipit të tij epërsinë e një goli. 9 minutat e mbetura Ada është mbrojtur mirë dhe në fund ka arritur që të marrë një fitore mjaft të vlefshme përballë Albpetrolit, një prej ekipeve rivale në zonën e ftohtë. Kjo fitore ngrit disi moralin e Adës sepse velipojakët me këtë fitore kanë kapur kuotën e 12 pikëve duke u renditur në vendin e 12-të me 12-të në 13-të ndeshje të luajtura. Megjithatë pas fitores së sotme ka diçka më tepër besim tek futbollistët dhe stafi drejtues për një ndryshim të situatës.
Ada – Albpetrol 1-0
Ada: Hallunaj, Drabeja (Çaku 46’), Pelinku, E. Nika, Pllumaj, Proda, Kaçi, Rahova (Agaj 46’), Mujeci, Pepa, Hysaj (K. Nika 60’) Tr: K. Shaba
Albpetrol: Kaloshi, Terka (Asllani 46’), Kapo, Gjikro, Ruço (Kaja 84’), Kule, Hakija, Ligershaj, Gjoka (Papingu 74’), Brafja Tr: A. Bedini
Golat: Pepa 81’
Arbitër: B. Ziri, E. Veseli, Sh. Ziri (Fushë- Krujë)
© shkodrasport.com