
Skuadra velipojake ka arritur një tjetër rezultat pozitiv në rrugën e saj drejt shpëtimit nga rënia prej kategorisë dhe ky objektiv tashmë duket shumë pranë arritjes. Pasditen e sotme, Ada ka mundur Himarën me rezultatin 1-0 në ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Adriatik”. Goli i shënuar nga Ervit Jacaj në minutën e 53-të të ndeshjes, ka mjaftuar që bregdetarët të marrin tre pikët dhe të sigurojnë fitoren në këtë ndeshje. Loja ka qenë e kontrolluar gjatë gjithë kohës prej tyre. Madje përveç golit të shënuar, sulmuesit e tyre kanë patur edhe 5-6 mundësi të tjera për ta bërë këtë gjë. Gjithsesi e rëndësishme është që Ada ka fituar dhe ajo tashmë është ngjitur në kuotën e 37 pikëve duke mbajtur vendin e shtatë në renditje. Objektivi i saj në dy ndeshjet e mbetura të kampionatit, ato me Naftëtarin dhe me Kamzën është të marrë fitore dhe të ngjitet edhe më tepër në renditje. Ja të gjithë rezultatet e arritura në ndeshjet e sotme të kategorisë së parë:
Kategoria e Parë, Java e 28-të
BESËLIDHJA – DINAMO 1-0
Golat: Pepaj 82′
BURRELI – ILIRIA 2-1
Golat: Rehova 9′, Basha 26′ (aut) / Brata 76′
TËRBUNI – POGRADECI 2-0
Golat: Greca 8′, 48′
ELBASANI – MAMURRASI 4-2
Golat: E.Dalipi 33′, Tafani 38′, 41′, Kuci 45′ / Metaj 71′, Metaj 82′
BUTRINTI – GRAMSHI 5-0
Golat: Kola 6′ (pen), Papa 10′, Rruxhi 76′, Dorti 84′, Xhiro 86′
ADA – HIMARA 1-0
Golat: Jacaj 53′
LUSHNJA – NAFTËTARI 2-1
Golat: E.Korreshi 24′, Metushi 32′ / Alushi 86′
PARTIZANI – KAMZA 1-2
Golat: Mezini 53′ / Bytyci 62′ (pen), Gjoka 64′