Administratori i ri i klubit Vllaznia Benjamin Naku ka patur sot nje takim me skuadren para nisjes se ekipit per miqesoren me Kastriotin, qe do te luhet ne oren 14:00.
Bashke me te kane qene edhe kordinatori teknik Suad Lici dhe sponsori Alban Xhaferi. Nje takim i frytshem per t’i dhene mbeshtetjen e duhur skuadres ne prag te nisjes se sezonit te ri.
“Pak para nisjes për në Fushë- Krujë ku do të luajnë ndeshjen miqësore me Kastriotin, ekipi i Vllaznisë ka patur një takim me administratorin e klubit, z.Benjamin Naku, kordinatorin teknik Suad Lici dhe sponsorin Alban Xhaferi.
Meqenëse ka qenë kontakti i parë me lojtarët, administratori i ka ofruar gjithë mbështetjen maksimale atyre dhe u ka kërkuar impenjim maksimal për arritjen e objektivave që ka vënë klubi për sezonin e ri”- shkruhet ne faqen e klubit shkodran.