Futbollisti me origjine nga Vermoshi i Malesise se Madhe Mario Mitaj ishte një nga risitë e trajnerit Reja për 3 ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës.

Mbrojtësi 17-vjeçar që është pjesë e AEK në Superligën greke është grumbulluar me Kombëtaren shqiptare për sfidat ndaj Andorrës, Anglisë dhe San Marinos.

AEK në faqen zyrtare i ka bërë jehonë grumbullimit të Mitajt me Shqipërinë duke shpërndarë postimin e FSHF-së. Nuk kanë munguar as komentet e tifozëve të skuadrës greke.

Pjesa më e madhe e tyre kanë bërë komente pozitive duke i kërkuar klubit që t’i ofrojë kontratë të re 17 vjeçarit duke parë që Mitaj është një lojtar tepër i talentuar./newsport/