Boksieri shkodran Nelson Hysa po i jep doren e fundit pergatitjeve per ndeshjen me te rendesishme te karrieres se tij te deritanishme, ate ndaj boksierit anglez Danny Williams.

Kjo ndeshje eshte planifikuar te zhvillohet me date 13 nentor ne ora 18.00 ne Durres dhe pritet me shume interes nga opinioni sportiv shqiptar dhe ne veçanti ai boksdashes ngaqe perballe Hyses do te jete nje emer i madh i boksit boteror.

Kujtojme qe Danny Williams ka qenë numri dy i botës, ka qenë katër herë sfidant për të qenë më i mirë i botës dhe te gjithe e mbajne mend si boksieri qe i dha fund karrieres sportive te te madhir Majk Tajson me humbjen qe i pat shkaktuar.

Per boksierin shkodran nderkohe kjo do te jete ndeshja e peste ne boksin profesionist dhe padyshim qe do te tentoje fitoren, per t’u ngjitur edhe me shume ne renditjen boterore te Federates ku ai konkurron.

Interesimi per kete perballje duket shume i madh dhe nga sa mesohet, te gjitha biletat e asaj mbremje ne pallatin e sportit “Ramazan Njala” te Durresit, jane shitur./SHKODRA-SPORT.COM/