Presidenti i federatës kosovare të futbollit, Agim Ademi në një lidhje ‘’Skype’’ në emisionin ‘’Sport Focus’’ në Ora News u shpreh se beson tek ekipi që Kosova ka, si dhe është kundër bashkëpunimit të FSHF me Serbinë për organizmin e kampionatit europian U-21.
Ademi: Ekipi i Kosovës është një ekip jashtëzakonisht i mirë dhe nga shumë analistë është cilësuar si ekipi më i mirë i grupit.Na pret një sfidë me Rumaninë, e cila sigurisht do të vendosë se kush do të jetë në vendin e parë dhe kush në vendin e dytë.
Po flas për Rumaninë sepse na është dhimbsur shumë ajo pjesë, sepse duke pasur parasysh edhe ngjarjet që kanë ndodhur paraprakisht në Euro 2024 kur kemi luajtur për kualifikime.
Ju e dini shumë mirë se është ndërprerë ndeshja në disa minuta dhe ka pasur thirrje raciste ndaj nesh dhe sigurisht e ka nxjerrë ekipin nga vetja.Ndoshta ai entuziasmi dhe dëshira e madhe për ta kthyer me fitore atë pjesë ja që nuk ndodhi por gjithsesi ekipi është i mirë dhe i besoj këtij ekipi.
Ndërsa për bashkëpunimin e FSHF-së me Serbinë për oganizimin e kampionatit Europian U-21, Ademi u shpreh kundër.
Ademi: Sa i përket këtij organizmi kjo në Kosovë është parë më tej futbollit. Nuk më ka pëlqyer dhe asnjëherë nuk më pëlqen që me Serbinë me qenë, por gjithsesi kjo çështja e futbollit është dhe ne jemi dy federata jemi në marrëdhënie të shkëlqyera, ne mund të konsultohemi por në fund vendosim vetë. Duka e ka marrë vetë vendimin.