Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAgim Canaj përplaset me Suad Licin pas ndeshjes në Shkodër, zbulohet motivi

Agim Canaj përplaset me Suad Licin pas ndeshjes në Shkodër, zbulohet motivi

Një zënkë e paprecedentë ka ndodhur ditën e sotme, mes dy ish-drejtuesve të Vllaznisë. Bëhet fjalë për ish-administratorin Suad Lici dhe ish-trajnerin Agim Canaj, sot pjesë e klubit të Korabit.

Sipas “Panorama Sport” shkak është bërë një shumë të hollash që ish trajneri Canaj i ka marrë nga ish-administratorit Lici kur ai ka qenë pjesë e klubit të Vllaznisë.

Por që lekët që ka patur për të marrë ish-trajneri Canaj kanë qenë të dhëna privatisht nga ish-administratori por që nuk janë marrë nga ana e këtij të fundit nga fondet e klubit.

Për Licin ky ishte një borxh personal, ndërsa për Canajn, kjo shumë pavarësisht se e dhënë nga ish-administratori, ishte një detyrim që klubi Vllaznia ia ka patur teknikut dhe kjo i është dhënë nga vetë  Lici. Kjo ka sjellë edhe atë përplasje mes të dyve. Një gjë që është mbyllur menjëherë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments