Agustin Kola eshte i drejteperdrejte si gjithmone. Kur eshte puna per futbollin, ai flet me shume pasion. I thote gjerat troç, ashtu siç i ndjen dhe kjo e ben ate mese te veçante.
Ish- sulmuesi i njohur ne nje interviste te dhene per median e shkruar ka folur per kampionatin aktual ku ka vleresuar ecurine e Tiranes qe tashme pret thjesht zyrtarizimin si kampione e ketij sezoni.
Por Kola flet edhe per Skenderbeun dhe denimin e tij nga UEFA. Ndryshe nga shume shqiptare qe ndoshta jane gezuar nga ky denim, ai mendon ndryshe dhe per kete arsye, shprehet ne kete menyre:
“Përveç Tiranës, të gjitha ekipet e tjera, si Dinamo, Egnatia dhe ato që janë në vendet e fillimit, janë njësoj. Sa herë që luajnë njëra me tjetrën, nuk shoh ndonjë ndryshim. Më vjen keq për Laçin, Teutën. Sa për Skënderbeun, çfarë faji kanë korçarët.
Mirë po shkojnë me atë dënim. Në fakt, atë dënim ua dhamë ne. Ne i krijuam këto probleme, kur shohim një gjë të mirë dhe i sulmojmë. Është çështje xhelozie. Në këtë rast nuk ka faj Skënderbeu.