Akademia Vllaznia ka zhvilluar një analizë për punën e bërë në gjysmën e parë të sezonit teksa janë evidentuar gjërat pozitive, por njëkohësisht edhe problematikat e vërejtura dhe që do të kërkohen të korigjohen në të ardhmen.
Mbledhja është drejtuar nga drejtori Alban Neziri dhe në të kanë qenë të pranishëm të gjithë trajnerët e Akademisë. Në faqen zyrtare të saj, për të shkruhet:
“Stafi i Akademisë Vllaznia zhvilloi mbledhjen e fundvitit me trajnerët e të gjitha grupmoshave, duke bërë një analizë të punës së realizuar gjatë vitit.
Drejtori i Akademisë, Alban Hasani, vlerësoi angazhimin e stafit teknik dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit, disiplinës dhe vazhdimësisë në punën me grupmoshat.
Një takim i rëndësishëm për të forcuar vizionin dhe për të vijuar punën serioze në rritjen dhe formimin e talenteve të rinj të klubit”.


