Shfaqet frika në Katar gjatë një transmetimi televiziv dedikuar Ligës së Kampioneve ne frekuencat e BeIN Sports. Ajo që ndërpreu diskutimet e opinionistëve dhe moderatorit të programit, ishte një sirenë e fortë alarmi që vinte nga pajisjet e disa prej personave të pranishëm në studiot televizive.
Një alarm që paralajmëronte ardhjen e menjëhershme të raketave nga Irani. Nuk është një mister, që Katari prej ditësh intercepton raketa iraniane për shkak të luftës së shpërthyer në Lindjen e Mesme.
Në videon që po bën xhiron e botës në rrjetet sociale shfaqet moderatori i programit që iu shpjegon teleshikuesve çfarë po ndodhte, por pa e humbur qetësinë ashtu sikurse edhe të ftuarit gjatë transmetimit.


