Tuesday, March 3, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREAlarm për Ronaldon, dëmtimi më i rëndë sesa pritej, mister koha e...

Alarm për Ronaldon, dëmtimi më i rëndë sesa pritej, mister koha e rikthimit

Al Nassr ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë, pas ndeshjes së fundjavës në kampionatin saudit. Lajmi vjen si një goditje për klubin, pasi fillimisht trajneri kishte folur vetëm për një lodhje muskulore, duke lënë të kuptohej se situata nuk ishte serioze.

Megjithatë, ekzaminimet mjekësore kanë treguar një skenar më të rëndë sesa parashikohej. Sipas komunikatës zyrtare të klubit, sulmuesi portugez ka pësuar një dëmtim në kofshë pas përballjes kundër Al Fayha.

“Cristiano Ronaldo ka pësuar një dëmtim në kofshë pas ndeshjes së fundit kundër Al Fayha. Lojtari do të nisë një program rehabilitimi dhe do të vlerësohet dita-ditës”, thuhet në njoftimin e Al Nassr-it.

Aktualisht nuk janë bërë të ditura afatet e rikuperimit, duke lënë të hapur një enigmë mbi kohën e mungesës së tij nga fushat e lojës. Stafi mjekësor do ta monitorojë gjendjen e 41-vjeçarit në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa tifozët presin me ankth lajme më konkrete për rikthimin e tij.

Një mungesë e zgjatur e Ronaldos do të ishte një goditje e madhe për ambiciet e Al Nassr-it në këtë fazë të sezonit, duke qenë se portugezi mbetet një nga pikat kyçe të skuadrës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments