Mund të jetë një pushim parandalues për sulmuesin kuqezi Kristian Pulisiç: në orët në vijim do të vlerësohet situata. Nga kampi i stërvitjes së Shteteve të Bashkuara vjen një sinjal alarmi për Milanin.

Në ndeshjen që luhet sonte kundër Ekuadorit (ora 02:30 sipas orës evropiane), Kristian Pulisiç nuk u stërvit me grupin dhe nuk pritet të startojë titullar. Trajneri i SHBA-së, Mauricio Poçetino, ka thënë se do të marrë vendimin vetëm pak para ndeshjes nëse do ta vendosë Pulisiçin në fushë apo jo, pa zbuluar asgjë për një problem mjekësor.

Deri tani duket se bëhet fjalë për një masë parandalimi. Të enjten, Pulisiç nuk u shpreh për mediat për gjendjen e tij fizike – ai përqendrohej vetëm te objektivat me kombëtaren: “Dëshirojmë të testojmë gjendjen tonë fizike, jam me besim dhe kam ndjenja të mira për kualifikimin drejt botërorit.

” Në Milano, klubi ndiqte me vëmendje situatën nga distanca. Pulisiç po kalon një sezon fantastik deri tani, me 6 gola e 2 asistime në 8 ndeshje mes Serisë A dhe Kupës së Italisë.