Alban Bushi, trajner i shpresave U-21, është i ftuar në studion e Pressing, ku po flitet për ecurinë e Kombëtares dhe gjendjen e kuqezinjve. Në analizën për trajnerët dhe për të thirrur lojtarët, Bushi deklaroi dhe pse nuk vijnë disa prej lojtarëve të Kosovës. Ndërsa për Muriqin i cili pati deklaruar se ëndrra e tij ishte të vinte tek Shqipëria, deklaroi se jo gjithçka ishte ashtu siç e thotë sulmuesi.
“Ato trajnerë që ka zgjedhur presidenti Duka nga vitet e fundit janë fantastikë. Këtu kanë ardhur trajner shumë të mirë, si Otto Baric që bënë shumë mirë këtu. Pastaj erdhi zgjedhja e De Biasit i cili u zgjodh nga federata dhe u kualifikuam në Europian.
Vijnë dhe trajner që nuk ecin, e rëndësishmë është si reagojmë pas problemeve dhe Reja është duke bërë punë të mirë. Reja ka bërë vendime shumë të qeta dhe shumë të zgjuara”, u shpreh Bushi
“Tek Kosova ka disa gjëra unë kam qenë drejtor aty dhe ka pas lojtarë të Kosovës që kanë thënë do vijmë tek Shqipëria dhe më pas ditën tjetër stë hapin telefonin. Muriqi ka qenë rezervë me Skënder Gegën si tek Teuta dhe Besa, nuk është ashtu siç thotë ai për situatën e atëhershme.
Ai luante këtu pastaj luajti në Kategorinë e dytë në Turqi, ne nuk mund ta marrim atë nga Kategoria e dytë e ta fusim në Kombëtare se është zhvilluar vonë”, shtoi Bushi.