Aleksandër Isaevski ishte një nga futbollistët që spikati para dy sezonesh me fanellën e Vllaznisë. Sezonin e shkuar, Dinamo e sapongjitur në Superiore, e bindi me ofertën e bërë dhe u largua nga Vllaznia, teksa me blutë u aktivizua në 15 ndeshjet e para të kampionatit.
Rendimenti i tij nuk ka qenë ai që te Dinamo prisnin, teksa ndikoi edhe një dëmtim që Isaevski pësoi. Demtim ky qe e la per nje kohe te gjate larg fushes se blerte.
Megjithatë, burime të “Shkodra Sport” kanë mësuar se tashmë një tjetër klub i Superiores, po tenton ta transferojë Isaevskin. Teuta e ka kontaktuar dhe palët janë drejt akordit.
Për një gjë të tillë, thuhet se ka ndikuar edhe ish-presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi, teksa ai i është bashkuar Edmond Hasanbelliut tek Teuta në drejtimin e presidencës së klubit, ku të dy do të ndajnë aksionet me nga 50%. Megjithatë, çdo gjë mbetet për t’u parë dhe konfirmuar në ditët në vijim.
Maringlen ZHIVANI