Largimi i tij nga Vllaznia krijoi jo pak debate ne ambjentin sportiv shkodran. Alen Sherri konsiderohej portieri i se ardhmes, megjithate 22 vjeçari vendosi te refuzonte oferten e drejtuesve te Vllaznise dhe firmosi ne Laç.
Skuader me te cilen qe ne debutim tregoi vlerat e tij duke pritur 11-metershin vendimtar dhe duke e kualifikuar per ne turin e dyte te Europa League.
Ne nje prononcim per “RTSH Sport” dhene gazetarit Gasper Marku, vete Sherri ka shpjeguar arsyen dhe momentin kur vendosi te braktiste Vllaznine.
“Une jam rritur me ngjyrat e Vllaznise dhe e kam shprehur edhe me pare se vendimi per t’u larguar prej saj nuk ka qene aspak i lehte per t’u marre nga ana ime. Ajo qe me shtyu me shume drejt largimit, ka qene ndeshja e fundit e kampionatit te kaluar.
Pikerisht sfida e play-out ndaj Beselidhjes. Qe ne momentin kur nuk mu besua porta ne ate ndeshje, e pashe te arsyeshme te rishikoje pozicionin tim tek kjo skuader. Dhe tek Laçi kam gjetur nje ambjent shume te mire. Me kane mbeshtetur te gjithe, duke filluar nga presidenti dhe gjithe te tjeret.
Ata me dhane besimin e plote dhe kjo me ka ndihmuar te bej ate paraqitje qe bera ne turin e pare eliminator te Europa League dhe shpresoj qe bashke me ekipin te mund te tentojme edhe kalimin e turit tjeter ndaj izraeliteve te Hapel Beer Sheva”- ka thene Sherri.
www.shkodrasport.com