Situatë kaotike te Laçi. Kurbinasit nuk po kalojnë një moment të mirë në kampionat pasi në 4 javët e para kanë marrë vetëm 2 pikë dhe renditen në vendin e 9-të.

Pak ditë më parë, mbrojtësi Renato Malota u largua nga Laçi pas debateve me presidentin Laska. “Panorama Sport” bën me dije se të njëjtën rrugë mund ta ndjekë edhe Alen Sherri.

Portieri shkodran u la në stol në ndeshjen e fundit dhe kjo nuk ishte një zgjedhje teknike, por një “dënim” për lojtarin. Pas ndeshjes me Kukësin, presidenti Laska ka patur kritika edhe për portierin Sherri që duket se është pranë largimit nga skuadra.

Për momentin nuk ka ende një njoftim zyrtar, por shkodrani mund të ndjekën Malotën dhe të largohet nga Laçi./newsport/