Alert Alcani nuk do të jetë më trajneri i Burrelit për sezonin e ardhshëm, me teknikun që ka dhënë dorëheqjen pas vetëm një sezoni në stol.

Alcani nuk e arriti dot objektivin “Superiore” me Burrelin që kishte e niste me pretendimin që do të luante në elitë sezonin e ardhshëm.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ishte vetë trajneri ai që e konfirmoi këtë lajm, duke falënderuar për këtë mundësi dhe duke i uruara sukses skuadrës.

“Nga sot e tutje nuk jam me pjese e ekipit te futbollit Burreli. Falenderoj kryetarin e Bashkise z. Agron
Malaj per korrektesine dhe gatishmerine qe ka treguar per qytetin dhe ekipin e futbollit. Falenderoj stafin qe punova dhe tifozet. Suksese ne vazhdim. Me respekt Alert Alcani”- shkruan ai.