Sportistja lezhjane Alisa Boçi ka marrë pjesë në garën e notit, në Kampionatin Rsjonal Olimpik Special të organizuar nga Olimpiada Speciale e Maqedonisë së Veriut në bashkëpunim me UNFPA, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë në Maqedoninë e Veriut në 5-8 prill.

Alisa u përfaqësua denjësisht në këtë garë rajonale në disiplinën e notit 25m dhe 50m stil i lirë dhe falë stërvitjes intensive dhe pasionit të saj për notin ajo solli në Shqipëri një tjetër medalje, medaljen e vendit të tretë. ,

Kjo garë rajonale ka për qëllim të kontribuojë në rritjen e ndërgjegjësimit për përfshirjen dhe bashkëpunimin rajonal mes të rinjve përmes sporteve dhe premton të jetë një festë e atletizmit, bashkimit dhe gjithëpërfshirjes.

Atletja Alisa Boçi në qershor të vitit të kaluar mori pjesë në Lojrat Botërore Olimpike Speciale Berlin 2023, duke fituar medaljen e vendit të pestë për disiplinën e notit 25 m stil i lirë.
Lindita Kokaj